Labinot Tahiri se përjashton votën ndaj Veselit, lavdëron Haradinajn

Labinot Tahiri se përjashton votën ndaj Veselit, lavdëron Haradinajn

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka thënë se do të mund ta votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit nëse merr leje nga partia e tij dhe kryetari Behgjet Pacolli.

Ai sërish ka thënë se nuk dëshiron të ketë bllokadë institucionale.

“Duhet të jemi të vëmendshëm që mos të ecim me bllokadë, sepse ka humbur shpresa tek qytetarët”, ka thënë ai.

Kryetari i AKR-se, Behgjet Pacolli, ka thënë të enjten në mbrëmje se deputetët e partisë së tij janë të lirë të vendosin se kë dëshirojnë ta votojnë. Por, ai i ka ftuar ata që ta respektojnë siç kat hënë ai, kontratën me partnerët e koalicionit.

Tahiri, i cili është përfolur se mund të votojë për koalicionin PAN, ka lavdëruar të nominuarin e këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinajn.

“Haradinaj e ka dëshmuar që dëshiron të punojë për vendin”, ka thënë ai.

“Nëse nuk bëhet Haradinaj kryeministër, një pjesë e politikanëve do t’i bijnë pishman”, ka shtuar ai në një prononcim për gazetarë para fillimit të seancës.