Labi injoron formimin e Qeverisë, merret me “Darkën e Gurbetqarit”

Labi injoron formimin e Qeverisë, merret me “Darkën e Gurbetqarit”

Avokati dhe anëtari i AKR-së, Korab Sejdiu ka qenë duke folur për votën e kolegut të tij Labinot Tahiri nëse do të votojë apo jo për Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj, kur vet këngëtari turbo-folk i bërë deputet Labinot Tahiri në Facebook ka lajmëruar diçka krejt tjetër.

Ani pse ka publikuar një fotografi të tij nga Kuvendi i Kosovës ai ka treguar se çfarë do të bëjë një ditë para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit ku pritet të zgjidhet kryetari, Labi është marrë me Darkën e Gurbetqarit.

Njashtu sikurse vota e tij që është kruciale dhe vendimtare për kryetarin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, prania e Labit është kruciale edhe në “Darkën e Gurbetqarit” ku ai do të këndoj.

Me një tekst të shkruar me plot gabime, Labinot Tahiri i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në këtë “darkë e cila do të mbahet në qytetin e tij në Ferizaj”. Këtij qyteti Tahiri i referohet si “Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.

“Vendasëve të mi, u bëj thirje që në mënyrë masovike, te sjellin gjera ushqimore dhe preferncat e tyre, me qëllim që ta tregojmë rrespketin për Diasporën tonë të shejtë”, ka shkruar Labi.

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/1596427030432675