LAA do të mbajë takim ku pritet të dalë me propozim për zgjidhjen e situatës

LAA do të mbajë takim ku pritet të dalë me propozim për zgjidhjen e situatës

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa ka thënë se koalicioni  LAA do të mbajë edhe një takim tjetër për të arritur një konsensus për propozimin  e mundshëm të cilin nuk është bërë publik të Avdullah Hotit.

‘Pas takimit, do të dalim me një propozim për zgjidhjen e situatës”, ka thënë ajo për KTV.

Ajo thotë se ka deputetë të të gjitha partive brenda koalicionit që kanë munguar sot në seancë, që çoi në mungesë të kuorumit.

Ndërsa fajin më të madh ia ka vënë deputetëve të PAN-it, të cilët tash e sa herë nuk po marrin pjesë në seancë.