LAA takon partitë politike për dalje nga kriza politike

16.08.2017 08:14
LAA takon partitë politike për dalje nga kriza politike

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA) dje i ka ftuar partitë politike, përjashtuar koalicionin PAN, në një tryezë të hapur, në të cilën do të diskutohen modalitetet për të dalë nga bllokada politike, të cilën sipas tyre, po e shkakton PAN-i.

Aty janë ftuar edhe partitë e minoriteteve dhe ekspertët.

Gjendja politike që është krijuar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas koalicionit LAA ka nxjerrë nevojën që situata duhet të ecë përpara dhe të mos lejohet bllokimi nga koalicioni fitues i cili po i bojkoton seancat e Kuvendit.

LAA nga kjo tryezë pret t’i nxjerrë rekomandimet dhe pyetjet e mundshme të cilat do t’ia dërgojë Gjykatës Kushtetuese për interpretim, si mundësi e vetme për zhbllokimin e gjendjes./Insajderi.com