“LAA nuk do të marrë pjesë në seancat e ardhshme”

“LAA nuk do të marrë pjesë në seancat e ardhshme”

Koalicioni PAN dhe Lëvizja Vetëvendosje po e shfrytëzojnë foltoren e Kuvendit për lojëra të ulëta politike. Mbi këtë bazë, Hoti ka thënë se LAA nuk do të marrë pjesë në seancat e ardhshme që do të organizohen, përderisa të bëhet e qartë mënyra e zgjedhjes së institucioneve.

“Ne jemi të vendosur të mos lejojmë ata që përmes shantazheve provojnë të vijnë në pushtet, por do ta mbrojmë kushtetutën”, ka shtuar Hoti.

Ai ka thënë se bllokimi i formimit të institucioneve ka edhe probleme të mëdha ekonomike.

“Vonesa në formimin e institucioneve do të ketë pasoja ekonomike dhe pasoja në jetën e qytetarëve. Shqetësuese mbete tentimi i PAN për ta monopolizuar të drejtën për formimin e institucioneve”, ka deklaruar Hoti./Insajderi.com