“La Repubblica” e përshkruan Shqipërinë si djep të terrorizmit

“La Repubblica” e përshkruan Shqipërinë si djep të terrorizmit

E përditshmja italiane “La Repubblica”, shkruan se Shqipëria është një nga vendet kryesore prej të cilave është duke u shfaqur terrorizmi në Itali.

“Shërbimet tona të inteligjencës dhe të vendeve tjera perëndimore kanë nisur një hetim kundër radikalizmit në disa fshatra, e në veçanti ato në kufirin e Kosovës, ku ka kohë që ISIS është duke valvitur flamurin e zi”, shkruan “La Repubblica”.

Gazeta italiane e përshkruan Shqipërinë si një nga vendet të cilat, që nga fillimi i Shtetit Islamik, një numër i konsiderueshëm i luftëtarëve iu kanë bashkuar.

Sipas autoriteteve italiane, vendi i cili pritet të goditet nga terroristët është Puglias dhe e gjithë kjo për shkak të afërsisë gjeografike me Shqipërinë, lidhjet e ngushta me krimin e organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, të gjithë këta faktorë që shkaktojnë terrorizmin në Itali.

Sipas inteligjencës italiane, në rajonin e Pugias jetojnë prej kohësh shqiptarë me prejardhje nga qytezat juglindore të Shqipërisë.

“Djemtë nga fshatrat Leshnica, Zagorcan e Rremen, janë ata që sot bëjnë Evropën të dridhet. Më i rrezikshmi nga ata ishte Almir Daci, me origjinë nga Leshnica, i cili thuhet se ka vdekur në prill të vitit të kaluar në Siri”, shkruan më tej gazeta italiane “La Republika”.

“I tillë ishte dhe Ervis Alinji, i cili kishte emigruar që i vogël në Puglia së bashku me familjen e tij. Pak kohë më parë ai u kthye në Shqipëri, ku u radikalizua dhe u nis për Siri ku gjeti edhe vdekjen”, thuhet në artikullin e “La Repubblica”, shkruan Insajderi.

Por jo vetëm kaq, pasi shqiptarët e radikalizuar, sipas gazetës italiane vijnë nga zonat juglindore të Shqipërisë, thuhet se ata janë eksponentë të kriminalitetit shqiptar që veprojnë në provincën e Barit dhe që merren me trafik armësh e lëndësh narkotike.

“Një faktor ky, që e bën potencialisht më të rrezikshëm situatën, pasi mund të krijojë lidhje mes krimit të organizuar e organizatave terroriste. Jo rastësisht, qeliza e gjatë shqiptare punon në Bari”, vazhdon artikulli.

Ndër tjerash, gazeta italiane shkruan se vrasësi i Nicës, kishte jetuar në Gravina të Itali në një vend ku komuniteti më i rëndësishëm në atë vend janë shqiptarët, tjetër faktor, që sipas gazetës, ndikon në rritjen e terrorizmit në Itali.

“Për ta parandaluar këtë Anti-Mafia së bashku me kolegët serbë kanë nënshkruar një protokoll që shërben në rritjen e informacioneve”, shkruan “La Repubblica”./Insajderi.com