La Liga pritet ta hedhë në gjyq FIFA-n

La Liga pritet ta hedhë në gjyq FIFA-n

La liga po përgatitet të ndërmarrë veprime ligjore kundër FIFA-s, për shkak të zgjerimit të Kupës së Botës nga 32 në 48 ekipe.

Një burim pranë zyrave të ligës spanjolle shprehet se ata do të bëjnë çmos për të ndryshuar vendimin e këshillit të FIFA-s për të rritur numrin e përfaqësueseve pjesëmarrëse nga 32 në 48 skuadra, shkruan Telesport.

La Liga ka paralajmëruar, Gianni Infantino-n përpara vendimit të së martës se do të ndërmerrte veprime ligjore nëse presidenti i FIFA-s do të vijonte me planin e zgjerimit të Botërorit.

Infantino-s i ka thënë se “kampionatet profesionale evropiane duhet të konsultohen për të gjitha vendimet e marra që mund të prekë futbollistët profesionistë”.

Sipas La Liga, ai konsultim nuk është kryer. Formati i ri, i cili do të përdoret për herë të parë në vitin 2026 do të thotë se numri i lojtarëve që do të marrin pjesë në turneun veror do të rritet me 50%.