Në bazë të të dhënave të KQZ-ë, nga 96% të vendvotimeve në 19 komuna, përfshirë edhe komunën e Parteshit, deri në orën 11 kanë pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 6.90%.
Në zgjedhjet e 22 tetorit, në këtë kohë patën votuar 8.78%. Këto të dhëna, i ka dhënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, gjatë një konference për media.
“Duke u mbështetur në informacionet e deritashme nga qendra e vendvotimeve, procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht”, tha Elezi.