Ky është zëvendësministri i FSK-së nga AAK

Ky është zëvendësministri i FSK-së nga AAK

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka emëruar Brahim Mehmetaj në postin e zëvendësit të ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me këtë emërim ministri Rrustem Berisha do t’i ketë dy zëvendës Agim Çeku nga PDK-ja dhe Mehmetaj nga AAK-ja.

Emërimin e tij në këtë post e ka bërë të ditur vet Mehmetaj nëpërmjet një postimi në Facebook:

Sot kryeministri Ramush Haradinaj më emëroi zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë. Këtë nderë dhe respekt do e kthej në punë dhe përkushtim. Faleminderit për besimin e dhënë Kryeministër Haradinaj.