Ky është vendimi i mazhorancës rreth arrestimit të Saimir Tahirit

Ky është vendimi i mazhorancës rreth arrestimit të Saimir Tahirit

Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit.

Për afro 3 orë me rradhë Këshilli shqyrtoi provat e organit të akuzës lidhur me Tahirin.

Këshilli do të dalë me dy raporte për seancën plenare të së mërkurës.

Mazhoranca i qëndron vendimit për të mos dhënë autorizim për arrestimin e  Tahirit, duke kërkuar vetëm kontrollin personal dhe të banesës.

Ndërkohë opozita ka dhënë votën pro për kërkesën e prokurorisë për të autorizuar arrestimin e deputetit socialist.

Pasi lanë mbledhjen, përfaqësues të LSI dhe PD në Këshill nuk e fshehën zhgënjimin për këtë qëndrim të shumicës.

Nasip Naço: Opozita votoi pro për të gjitha kërkesat që kishte sjellë organi i prokurorisë, ndërsa PS, 5 deputetët e saj votuan për variantin tjetër, vetëm për kontrollin personal dhe kontrollin e banesës duke përjashtuar në të gjitha rastet kërkesën e arrestimit. Besoj që me këtë mënyrë votimi do të kenë dy raporte. Një që mbështet plotësisht organin e prokurorisë në kërkesat e saj dhe raporti i dytë do të jetë vetëm për kontrollin personal dhe të banesës.Do të jetë Kuvendi ai që do të vendosë me votë. Shpresoj që deri ditën e mërkurë gjërat do të ndryshojnë dhe ata që e pranuan pjesërisht ta pranojnë  plotësisht kërkesën e organit të prokurorisë. Është paravendosur ditë më parë që seanca do të jetë ditën e mërkurë dhe ditën e enjte.

PD e LSI bëhen bashkë, Balla ka një thirrje për Lulin e Monikën

Ndërsa  mbledhja pritet të niste, kreu i këtij Këshilli, Gramoz Ruçi vendosi që diskutimet në vijim të bëheshin me dyer të mbyllura.

Anëtarët e PD-së dhe të LSI-së janë kundër këtij vendimi dhe kërkojnë që seanca të vijojë me dyer të hapura dhe në prani të medias.

Enkelejd Alibeaj: Rama dhe Tahiri duan të lënë në errësirë për të kuptuar të vërtetën. Ky është pakt mafioz. Gjindet kanë dalë nga shishja dhe ata duan që shqiptarët t’i lënë në errësirë.

Nuk ka për të zhvilluar mbledhje pa qenë media brenda për të kuptuar të vërtetën. Nëse ne katër vjet kemi denoncuar këtë krim, tashmë provat e provojnë. Nuk duhet të largoheni do të jeni pjesë.