Ky është urimi i Pacollit për fitoren e Erdoganit në Turqi

Ky është urimi i Pacollit për fitoren e Erdoganit në Turqi

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Punëve te Jashtme, Behgjet Pacolli e ka uruar Recep Taypp Erdoganin për fitoren e radhës në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se e përgëzon siç ka thënë ai mikun tonë dhe popullin turk, duke shtuar se Kosova dhe Turqia do të mbesin partner të mirë.

“Nga Turqia, vjen lajmi se Presidenti Erdogan ka fituar zgjedhjet. Unë e përgëzoj mikun tonë dhe popullin turk. Kosova dhe Turqia mbesin partner të mirë”, ka shkruar Pacolli.