Ky është plani i Rexhep Kadriut për Gjilanin

Ky është plani i Rexhep Kadriut për Gjilanin

Kandidati për Kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu, ka shpalosur programin e tij në rast se del fitues në zgjedhjet e 22 tetorit.

“Hapi i parë që do të bëhet është kthimi i dy drejtorive, i inspekcionit dhe rinisë, kulturës e sportit. Reforma në administratë sepse ne e kemi trashëguar një administratë të gjatë e tash na duhet një dinamikë”.

“Pastaj është zyra e projekteve e cila nuk është funksionale, të fuqizohet me inxhinier të caktuar të lëmive të ndryshime, që komuna ta ketë ekipin e vet mbikëqyrës të projekteve. Tutje, përfundimi i të gjitha rrugëve, infrastrukturës nëntokësore, duke përfshirë edhe ujin sepse na mungon uji, ne kemi mungesë 80L në sekondë”.

“Hapi tjetër, ambienti. EkoGjilanit, dua ta bëj Gjilanin ekologjik. Kam një projekt për biçikleta, qarkullimin për biçikleta i cili do të kushtojë 90 deri 92 mijë euro me 500 parkingje për to, në mënyrë që qytetari ta marrë një biçikletë ta shfrytëzojë, dhe kështu të lirojmë qarkullimin e komunikacionit”.

“Punësimi – do të krijojmë mbi 5000 vende të punës, kam edhe mbështetjen e qeverisë”, ka thënë Kadri në Klan Kosova.

“Çështja e studentëve, ata me master s’kanë vende pune, atëherë ne kemi arritur që me programin tonë të saktë, nga 300 studentë çdo vit të punojnë nga tre muaj në kompani private. Do të krijojmë edhe kampe verore që të punojnë studentët dhe të paguhen prej 250 deri në 300 euro për muaj”.

“Në fushën e arsimit, do të ndërtojmë salla të edukatës fizike sepse disa fshatra s’kanë fare dhe ende ushtrojnë jashtë shkollave. Në bujqësi –  subvencionet do të jenë 2.5 milionë për çdo vit me mbështetje të qeverisë. Do t’i furnizojmë bujqit edhe me pajisje”, ka thënë Kadriu.