Ky është parashikimi i motit për viset bregdetare

Ky është parashikimi i motit për viset bregdetare

Gjatë ditës së martë, moti në Shqipëri parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim kryesisht në mesditë.

Priten reshje shiu në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë zonave malore dhe pjesërisht në qendër të vendit.

Era do te jetë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-16m/sek me rrahje në veriperëndim. Deti i forcës 5 me lartësi vale 3.0 metër.

Temperaturat parashikohen të jenë në vendet malore 14°/29°C, në vendet e ulta 16°/35°C, kurse në vendet bregdetare 18°/32°C.