Ky është parashikimi i motit për këtë vikend

26.08.2017 08:15
Ky është parashikimi i motit për këtë vikend

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë dy ditëve të vikendit mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë  Celsius , do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.