Fidan Gashi, 28-vjeç, nga komuna e Skenderajt, është viktima i cili mbrëmë humbi jetën në një aksident trafiku të ndodhur në Burojë.
Sipas policisë, Gashi humbi jetën pasi vetura e tij u ndesh me një traktor.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar mbetën edhe tre persona të tjerë, dy nga ta u kuruan në Spitalin Rajonal të Mitrovicës ndërsa tjetri është dërguar në QKUK.
Ndërsa policia e Kosovës nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture e një traktori, ndërsa dyshimet e para për shkaktarin e aksidentit konsiderohet të jetë qarkullimi i traktorit pa drita.