Ky është 14-vjeçari që u vra sot nga xhaxhai i tij

Ky është 14-vjeçari që u vra sot nga xhaxhai i tij

Dita e festës u shndërrua në ditë zie për familjen Sopaj, ku 14-vjeçari, E.Sopaj u vra aksidentalisht nga xhaxhai i tij, gjatë ditës së sotme në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Fillimisht personi i armatosur që kishte marrë revolen për të festuar, ku më pas kishte plagosur vetën, aksidentalisht por edhe nipin e tij 14-vjeçar, që i kanë shkaktuar vdekjen atij.

Xhaxhait i ishte bllokuar arma e në tentim për ta zhbllokuar kishte ndodhur e gjithë ngjarja. Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim, por nuk kishte mundur të mbijetojë. E gjithë ngjarja është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 14:15, Policia e Suharekës është informuar se një i mitur me plagë në trup është sjell për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese kanë kryer hetime fillestare dhe shpejt është kuptuar se në një shtëpi në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht kishte pasur aheng familjar dhe një i dyshuar kishte shtënë në ajër me armë zjarri”.

“Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u përpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i vitlindjes 2004”, thuhet në njoftim.

“Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Po ashtu krim teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.