Kuvendi thotë se spotet promovuese të Veselit i bënë stafi i tij

Kuvendi thotë se spotet promovuese të Veselit i bënë stafi i tij

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka qenë mjaft aktiv kohën e fundit me publikimin e spoteve promovuese përmes llogarisë së tij në Facebook.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se këto spote të kryeparlamentari janë realizuar nga stafi i kabinetit të tij.

“Në kuadër të kabinetit të kryetarit Veseli, ka staf me përvojë në fushën e komunikimit masiv, i cili realizon profesionalisht videot, por edhe fotot. Në rrethanat e tashme të zhvillimit teknologjik, ka evoluuar edhe mënyra e komunikimit masiv dhe kryeparlamentari Veseli po e ndjek trendin e ri në këtë fushë”, thuhet në sqarimin e kuvendit.

Ndërkaq, sa i përket kontratës për “Shërbime audio-vizuele”, ky institucion thotë se ka kontraktuar një operator të jashtëm për një periudhë gjashtëmujore, pasi që, përveç seancave plenare, Kuvendi nuk ka shërbim vetanak për xhirime audio-vizuele të mbledhjeve, takimeve dhe aktiviteteve të tjera që zhvillojnë organet dhe trupat e tij.

“Më 10 janar 2017, Kuvendi ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “Ekonomia Online” për shërbime audio-vizuele, për një periudhë 6-mujore, në vlerë të përgjithshme 8 970 euro”, thuhet në këtë sqarim të kuvendit./Insajderi.com

Lexoni edhe:

Misioni i ri i Veselit si reprizë i “misionit të vjetër” të Thaçit