Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson nesër do të qëndroj për vizitë në Kosovë.
Me rastin e vizitës së tij, Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar se do të mbaj seancë solemne.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, në këtë seancë ministri britanik do t’u adresohet deputetëve kosovarë me një fjalim.
Seanca solemne pritet të fillojë në orën 10:40 minuta.