Kuvendi nesër mban seancë me nëntë pika të rendit të ditës

Kuvendi nesër mban seancë me nëntë pika të rendit të ditës

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të fillojë nesër nga ora 10:00, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në rend të ditës janë këto pika:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
  5. Shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
  6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
  7. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018,
  8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
  9. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.