Pa praninë e opozitës në seancë, Kuvendi Shqiptar ka miratuar me 75 vota pro dekretin e Presidentit Ilir Meta për godinën e Teatrit. Pavarësisht kundërshtive të opozi" />

Kuvendi miraton dekretin e presidentit për “Teatrin”, opozita e bojkotoi seancën

Kuvendi miraton dekretin e presidentit për “Teatrin”, opozita e bojkotoi seancën

Pa praninë e opozitës në seancë, Kuvendi Shqiptar ka miratuar me 75 vota pro dekretin e Presidentit Ilir Meta për godinën e Teatrit.

Pavarësisht kundërshtive të opozitës, e cila u mblodh ditën e sotme në Vlorë, mazhoranca e kaloi dekretin e Metës bashkë me amendamentet e ndryshuara.

Nga Vlora, Basha u shpreh se Rama u kap në një akt vjedhje, duke iu referuar Teatrit.

“Ligji fusha për grabitjen e Teatrit Kombëtar. Edi Rama dhe hajdutët e tij në Parlament u kapën flagrantë në vjedhje përmes procedurës së përshpejtuar me Ligjin Rama-Fusha për grabitjen e Teatrin”, tha Basha, i cili shtoi se opozita nuk kthehet në Kuvend në këto kushte.

Ndërkohë, Rama reagoi nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar liderin e opozitës, se në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës privatizoi teatrin Metropol.

Por përgjigja e Bashkës nuk vonoi: “Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema 17 Nëntorin, Kinema Republikën, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate”, shkroi Basha në “Twitter”.