Kuvendi miraton rezolutën për Haradinajn, kërkon ndërprerjen e dialogu me Serbinë

Kuvendi miraton rezolutën për Haradinajn, kërkon ndërprerjen e dialogu me Serbinë

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar rezolutën e iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku kërkohet lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ndërprerja e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pas pauzës shefat e grupet parlamentare kanë rënë dakord për rezolutën e miratuar për Haradinaj.

78 deputet kanë votuar për dhe vetëm një deputet ka qenë kundër miratimit të kësaj rezolute.

Pal Lekaj, ka lexuar në kuvend rezolutën për të cilën kanë rënë dakord të gjitha grupet parlamentare.

“Lirimi i pa kusht i Ramush Haradinajt të ndodh sa më shpejt dhe të konsiderohet detyrë primare e Institucioneve të Kosovës, të pezullohet bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë deri ne lirimin e Haradinajt, Qeveria e Kosovës të kërkojë nga BE-ja që të shfuqizoj të gjitha arrestet e lëshuar nga Serbia”, janë pikat e kësaj rezolute.

Vërejte pati vetëm Glauk Konjufca, nga Vetëvendosja i cili tha se kompromisi e dobësoj rezolutën, pasi sipas tij nuk po bëhet një zgjedhje afatgjate.

“Heqja e fletë arresteve ka qenë kusht sepse edhe nëse lirohet Haradinaj, do të arrestohet përsëri qoftë ai qoftë ndonjë Komandant tjetër i UÇK-së”, ka thënë Konjufca. /Insajderi.com