Kuvendi i Kosovës miraton Marrëveshjen energjetike me Shqipërinë

Kuvendi i Kosovës miraton Marrëveshjen energjetike me Shqipërinë

Kuvendi i Kosovës, me 93 vota për dhe asnjë kundër ka miratuar marrëveshjen e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, në fushën e energjetikës.

Ky projektligj i miratuar do mundësojë shkëmbimin dhe ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit(OST) të Republikës së Shqipërisë, dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka prezantuar projektligjin para deputetëve duke thënë se me këtë do të rritet siguria e furnizimit me energji elektrike dhe do të optimizohen kostot financiare.

“Objektiv kryesor është krijimi i zonës rregulluese  dhe me këtë edhe integrimi në mekanizmin regjional i cili do të ndikonte në realizimin e tregtisë ndërkufitare  duke rritur kështu likuiditetin e tregut të energjisë elektrike”, tha Stavileci.