Kuvendi Komunal shkarkon kryetarin e Preshevës, zgjedh një kryetare të re

Kuvendi Komunal shkarkon kryetarin e Preshevës, zgjedh një kryetare të re

Kuvendi Komunal i Preshevës ka shkarkuar kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi, në seancën e parë të mbajtur pas zgjedhjes së Arifit në postin e kryetarit.

Me 22 vota por dhe 16 fleta të votimit të pa përdorura, Kuvendi Komunal i Preshevës është votuar shkarkimi i Arifit.

Pas shkarkimit të kryetarit Arifi, në Kuvendin Komunal të Komunës së Preshevës me 22 vota pro është zgjedhur kryetare e komunës, Ardita Sinani.

Arifi e ka arsyetuar shkarkimin e tij pas ndërprerjes së koalicionit me partinë e Lëvizjes për Veprim Demokratik të Riza Halimit.

Arifi ka akuzuar Halimin se nuk ka respektuar parimet e marrëveshjes së koalicionit, në bazë të të cilit ai ishte bërë kryetar i Komunës së Preshevës. /Insajderi.com