Kuvendi injoron prodhuesit kosovarë, furnizohet me ujë nga Maqedonia

Kuvendi injoron prodhuesit kosovarë, furnizohet me ujë nga Maqedonia

Kuvendi i Kosovës ka injoruar prodhuesit kosovarë të ujit, duke u furnizuar me ujë të një kompanie nga Maqedonia.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, duke ironizuar me ‘promovimin’ e prodhimeve vendore.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës shërben ujë të importuar nga Maqedonia. Kështu ‘mbrohen’ resurset natyrore dhe ‘promovohen’ prodhimet vendore”, ka shkruar Krasniqi.

Kuvendi i Repubikës së Kosovës shërben ujë të importuar nga Maqedonia. Kështu “mbrohen” resurset natyrore dhe “promovohen” prodhimet vendore.

Posted by Albert Krasniqi on Thursday, 3 May 2018