Kuvendi i Kosovës voton Rezolutën për Kartonin e Gjelbër

Kuvendi i Kosovës voton Rezolutën për Kartonin e Gjelbër

Deputetet e Kuvendit të Kosovës me 78 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim kanë votuar rekomandimet nga debati parlamentar për Kartonin e Gjelbër.

Deputeti nga radhët e PSD-së, Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë, si propozues i Rezolutës, në seancën e mbajtur një ditë më parë lidhur me këtë çështje, tha se që nga pas lufta deri më sot nga mërgimtarët janë mbledhur mbi 200 milionë euro, ndërsa janë paguar vetëm 10 për qind dëme.