Kuvendi diskuton sot për mbrojtjen nga zhurma

Kuvendi diskuton sot për mbrojtjen nga zhurma

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e rregullt plenare, ku ndër të tjera do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, si dhe Projektligji për arsimin e lartë në Republikën e Kosovë.

Në këtë seancë janë paraparë të shqyrtohen 16 pika të rendit të ditës, ku përfshihet edhe votimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet operatorit të sistemit të transmetimit OST SH.A. dhe operatorit të sistemit, të transmisionit dhe tregut-KOSTT SH.A,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-157 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit të Projektit për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit, e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndërmarrjet sociale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L- 074 për arsimin e lartë në Republikën e Kosovë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-138 për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-142 për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore,

Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-134 për Legalizimin e Armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

Votimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.