Kuvendi diskuton për kompaninë e ish-gjeneralit të NATO-s Wesley Clark

Kuvendi diskuton për kompaninë e ish-gjeneralit të NATO-s Wesley Clark

Me kërkesë të opozitës, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të paraqitet sot në dy interpelanca në seancën e Kuvendit.

Interpelanca e parë, është thirrur sipas kërkesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës.

Kurse interpelanca e dytë, sipas kërkesës së deputetit të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Ndër pikat tjera që deputetët do ta kenë para vetes për ta shqyrtuar, është edhe pika ku do të diskutohet për licencën e kompanisë së ish-gjeneralit të NATO-s, Wesley  Clark, i cili qysh moti ka shfaqur dëshirën për të investuar në Kosovë.

Seanca do të fillojë prej orës 10:00.

RENDI I DITËS

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
  5. Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
  6. Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 6 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
  1. Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
  1. Shqyrtimi i Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,
  1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika,
  1. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës.