Kuvendi dështon ta votojë marrëveshjen ku Kosova përfaqësohet me fusnotë

Kuvendi dështon ta votojë marrëveshjen ku Kosova përfaqësohet me fusnotë

Me  70 pro, 2 kundër, e 9 abstenime në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar projektligji për marrëveshjen për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Kjo pasi që partitë opozitare Vetëvendosja dhe NISMA kanë kundërshtuar votimin e kësaj marrëveshje.

Puhie Demaku nga Vetëvendosje, ka thënë se nuk mund të përkrahet një marrëveshje që e prezanton Kosovën me fusnotë. Po ashtu, Zafir Berisha nga NISMA është shprehur kundër përfaqësimit të Kosovës më fusnotë në këtë Fond.

Përndryshe, Fondi për Ballkanin Perëndimor është një fond që përfshin 6 shtete të Ballkanit dhe financon Arsimin, Kulturën dhe fusha të tjera.

Lidhur me përfaqësimin e Kosovës me fusnotë në këtë marrëveshje është debatuar mjaftë shume edhe nga deputetët e tjerë të Kosovës./Insajderi.com