Kuvajti heq nga kinematë filmin “E bukura dhe bisha”

22.03.2017 13:26
Kuvajti heq nga kinematë filmin “E bukura dhe bisha”

“E bukura dhe bisha” është hequr nga kinematë e Kuvajtit ditën e hënë, për shkak të një “skene homoseksuale”, që zgjat rreth dy sekonda.

Filmi është shfaqur nëpër kinematë e këtij vendi me shumicë myslimane që nga dita e enjte, por ata që kishin blerë bileta për ditët në vazhdim, morën një mesazh nga Kompania Kombëtare e Kinematografisë së Kuvajtit se shfaqja e filmit është anuluar për disa “vështirësi të paparashikuara”.

Filmi do të rikthehet në javën e ardhshme, pasi të jetë hequr skena ku një nga personazhet shihet duke mbajtur për dore një mashkull tjetër.

Homoseksualiteti është i ndëshkueshëm me vdekje në disa shtete, ndërsa në Kuvajt dënohet deri me 6 vite burg.