Kushtrim Hoxha, nesër mbrëma në serialin “The Americans”

Kushtrim Hoxha, nesër mbrëma në serialin “The Americans”

Aktori Kushtrim Hoxha nesër mbrëma do të paraqitet me disa skena në serialin “The Americans”.

Hoxha, i cili prej kohësh po bën karrierë në Amerikë, do të jetë nesër mbrëma në disa skena të serialit i cili transmetohet në FX Channel, me fillim prej orës 22:00, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për episodin e tretë – “The Midges”, ku Hoxha ka pjesën e tij.

“The Americans” ka nisur transmetimin në vitin 2013-të ndërsa vitin e kaluar ka nënshkruar edhe për sezonin e pestë dhe të gjashtë. Seriali flet mbi Luftën e Ftohtë të viteve 1980-të, ku një çift oficerë në KGB jetojnë në Virgjinia bashkë me fëmijën e tyre.

Hoxha ka luajtur edhe në disa seriale tjera amerikane, si “Blue Blood”, “ Person of Interest” dhe “Elementary”.

Ndërkohë ai është edhe duke kryer studimet e masterit për aktrim në Univestietin e San Diegos në Kaliforni dhe është i punësuar në teatrin “The Old Globe” në San Diego.