Kushti tjetër i LDK-së për VV-në nuk ka të bëjë asgjë me postet ose programin

Kushti tjetër i LDK-së për VV-në nuk ka të bëjë asgjë me postet ose programin

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi në emisionin Rubikon të KTV-së ka folur për mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen.

Gashi ka deklaruar se fillimisht se Vetëvendosja duhet të njohë figurën e LDK-së, Ibrahim Rugova e pastaj të flasim për koalicion.

“Vetëendosja duhet të njohë figurën qendrore të LDK-së, e cila është ish presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova”, tha Gashi.

Ai thotë se si e njohim ne Albin Kurtin njëashtu duhet dhe Vetëvendosja që ta njehë Rugovën, ne e kemi vendosur atë si figurë qendrore.

“Pasi të njohin Rugovën, atëherë mund të flasim për koalicion të mundshëm dhe për parime”

Gashi tha se Vetëvendosja në planprogramin e saj e ka 30 % taks ndërsa ne jemi për 10 % pra duhet të ulemi dhe të bisedojmë se a përputhen programet tona, pasi të njohin figurën e LDK-së.