Haradinaj kërkon konfirmim nga gjykatat për të ndërmarrë masa ndaj ministrit të PDK-së

Haradinaj kërkon konfirmim nga gjykatat për të ndërmarrë masa ndaj ministrit të PDK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndonëse fillimisht nuk ka pranuar të flas lidhur me aktakuzën e ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ai është deklaruar për këtë rast duke e quajtur si të vështirë për tu deklaruar.

Haradinaj në tryezën e organizuar nga Lëvizja Fol, ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Kosovës, e ka quajtur vetëm si lajm medial. Ka thënë se e ka të vështirë të deklarohet për këtë çështje.

“Na nevojitet një proces, shembull një konfirmim nga një gjykatë. Aktakuzën e tillë e kemi vetëm lajm medial dhe është vështirë me i kërkuar kryeministrit veprime vetëm nga një lajm medial, nuk kemi ndonjë marrëdhënie tjetër në procedurë dhe e kom zor mu prononcuar tani pa e pas një materie ku mund ta gjykojë më tutje, por nuk është që nuk i reflektojmë këto çështje”, ka deklaruar Haradinaj.

I pyetur nga gazetarët se nëse janë bazë e mjaftueshme audio incizimet e publikuara, ku i përfshirë ka qenë ministri i PDK-së Besim Beqaj, Haradinaj ka thënë se nevojitet konfirmim zyrtarë për rastin e Beqajt.

“Nëse ka qenë ky vlerësim, atëherë nuk është dashtë mu emëruar ai  ministër sepse incizimi ka qenë tash e sa kohë. Tani jemi duke folur për masat që janë ligjore që janë zyrtare, por edhe për këto nevojiten një materie”, ka thënë Haradinajt.

Kujtojmë se javën e kaluar Prokuroria e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj 11 zyrtarëve që dyshohen se kanë kryer favore politike në baza partiake. Besim Beqaj është njëri ndër 11 të akuzuarve lidhur me këtë rast./Insajderi.com