Kush po i falsifikon bisedat e VV-së – Përgjigja e Ymerit

Kush po i falsifikon bisedat e VV-së – Përgjigja e Ymerit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka folur rreth falsifikimit të një bisede kinse ka ndodhur mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ymeri ka thënë se lajmi i rrem që doli dje në media nuk ka qenë i orkestruar nga partia e tij. Sipas Ymerit kjo ka ndodhur nga dikush jashtë VV-së që kanë provuar ta shfrytëzojnë hutinë që është krijuar.

“Unë nuk mendoja që është bërë nga dikush brenda partisë. Unë mendojë se edhe çështjet e tilla siç po quhen ‘fake neës’ apo spekulimeve sepse kanë ardhur nga njerëz jashtë partisë që ju ka konvenuar të bëjnë një huti të tillë. Lajmet e tilla menjëherë po e marrin vrullin dhe prandaj kemi dal menjëherë e kemi demantuar këtë lajm”, ka thënë Ymeri./Insajderi.com