Kush i pagoi 27 mijë eurot e AKR-së? – Mustafa rrëfen të kundërtën e Pacollit

Kush i pagoi 27 mijë eurot e AKR-së? – Mustafa rrëfen të kundërtën e Pacollit

Një javë më parë, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, si njëri ndër biznesmenët më të pasur në Kosovë e akuzon LDK-në për 27 mijë euro.

Kreu i AKR-së foli edhe rreth gjobave për të cilat thotë se LDK nuk i lajmëroi që i kishin marrë gjatë fushatës. Ai thotë se shuma prej 27.000 eurove ishte edhe një ndër shkaktarët tjerë të hidhërimit karshi partnerit të koalicionit.

“Kemi pas oferta por ju garantoj asnjëherë nuk jam ulë të bisedoj për një koalicion sepse fizikisht e shpirtërisht isha në anën tjetër. Gjerat vijnë në moment, e nxjerr një hallkë dhe ajo e nxjerr tjetrën. Dje i shkruam letër LDK-së, pasi ka pas edhe një hidhërim tjetër që ka prek edhe xhepat tanë, gjatë fushatës kanë ardhur gjobat edhe për AKR-në, diku deri në 27.000 euro, ne nuk kemi ditur për ekzistimin e këtyre gjobave, për disa tjera kemi ditur dhe jemi ankuar. Në momentin e fundit e kuptojmë se janë 27.000 euro gjoba për të paguar dhe në anën tjetër, ka qenë në rregull që të na thonë se kemi gjoba”, ka thënë Pacolli.

Multimilioneri Pacolli thotë se u ngatërrua me LDK-në për 27 mijë euro

Por një javë pas kësaj, ish-kryeministri Mustafa, ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“Nuk e ka bërë AKR-ja por e kemi bërë ne. Ne e kemi marrë një informatë prej KQZ-së për dënime prej 78 mijë euro. Të gjitha dënimet kanë ardhur për koalicionin por ne e kemi paguar si bartës i koalicionit. Ne e kemi njoftuar AKR-në dhe Pacollin që në listën e atyre që janë dënuar janë edhe kandidatë të AKR-së që kanë kryer shkelje me një vlerë prej 27 mijë eurove”, ka thënë Mustafa në Rubikon.

“Pagesën e kemi bërë ne, Pacolli nuk e ka bërë asnjë pagesë sepse thoshte se do të duhej ta njoftonim me kohë atë për këto shkelje”, ka shtuar ish-kryeministri./Insajderi.com