Kush organizoi vrasjen e Ivanoviqit, sipas Halitit

Kush organizoi vrasjen e Ivanoviqit, sipas Halitit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për vrasjen që ju bë politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç.

Ai ka thënë se dikush ka pas interes që të mbyllët në këtë formë dhe mos të shkojë më gjatë qështja e tij.

“Dikush ka pas interes që të mbyllët në këtë formë dhe të mos shkoj më tutje, deklarata e segmenteve të caktuara të nacionalizmit serb po akuzojnë shqiptarët se e kanë vrare”, ka thënë Haliti për Kohavison.

Ai ka thënë se këtë vrasje kundër tij e kanë organizuar segmete të caktuara të grupeve të krimit në veri, apo edhe kundërshtarët e tij politik.

“Unë nuk besoj se ndonjë organizatë shqiptare, ose ndonjë shqiptar ka marrë pjesë në atentat, unë mendoj që e vërteta do të dal që konfliktet mes grupeve dhe interesave politike dhe zëri ndryshëm i Oliver Ivanoviçit për interesa të serbeve e kanë vrarë Oliverin. Pra segmente të caktuara të grupeve dhe krimit të organizimit në veri apo organizata kundër tij, qoftë kundërshtarët e tij politik e kanë organizuar vrasjen e tij”, ka pwrfunduar Haliti./ Insajderi.com