Kush është favorit, Skënderbeu apo Partizani i Beogradit?

Skuadra shqiptare Skënderbeu do të përballët sot në “Elbasan Arena” kundër Partizanit të Beogradit me fillim nga ora 21:05.

Skënderbeu pritet t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët ndërsa për Partizanin e Beogradit do të mungojë Kosovic, shkruan Insajderi.

Përkundër se Skënderbeu luan si vendas kompanitë e basteve e favorizojnë Partizanin e Beogradit. Kompania më e famshme e basteve bet365 i ka dhënë koeficienti 3.29 fitores së Skënderbeut përkundër se ndeshja luhet në “Elbasan Arena”, ndërsa për fitoren e Partizanit të Beogradit koeficienti është 2.37.

Kujtojmë se që nga çlirimi i Kosovës nga Serbia kjo është ndeshja e parë në futboll mes një skuadre shqiptare dhe serbe./Insajderi.com