Kush e viziton Kosovën? – qytetarët nga Shqipëria dhe Turqia

Kush e viziton Kosovën? – qytetarët nga Shqipëria dhe Turqia

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas këtyre të dhënave, numri më i madh i vizitorëve të huaj në Kosovë përqendrohet në Prishtinë e Prizren, ndërsa turistët me numër më të madh ishin nga Shqipëria, Turqia, SHBA, etj.

Në këtë tremujor numri ishte 64 501 vizitorë, prej tyre 42.69% ishin vizitorë vendorë, kurse 57.31% ishin vizitorë të jashtëm. Ndërkaq, numri i bujtjeve ishte  86 227, ku 40.70 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 59.30% nga të huajt.

Pjesë e anketës ishin 187 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit.