Kusari-Lilaj tregon se çfarë u bisedua në takim me Albin Kurtin

Kusari-Lilaj tregon se çfarë u bisedua në takim me Albin Kurtin

Kryetarja e subjektit politik, Mimoza Kusari-Lilaj ka konfirmuar takimin e sotëm me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ajo ka thënë se ky takim ka qenë takim mes deputetëve ku është biseduar për çështjet e fundit politike dhe për tejkalimin e krizës në vend.

“Na jem dy deputet të parive politike dhe udhëheqës së partive politike dhe kemi biseduar për zhvillimet e mëtutjeshme dhe për formimin e qeverisë”, ka thënë Kusari-Lilaj për Insajderin.

Lilaj ka thënë se janë në pritjet të dështimit të krijimit të qeverisë nga koalicioni PAN ndërsa nuk ka mohuar një bashkëpunim mes dy subjekteve politike.

“Ne jemi në pikat e njëjta dhe mendimin e njëjtë se PAN-i nuk i ka numrat dhe duhet të përfundoj konstituimi i kuvendit dhe pasi të dështoj krijimi i qeverisë që të i jepet mandatari i dytë mundësia për krijimin e qeverisë”.

“Bashkëpunimi mes partive është çështje që është biseduar tash e një kohë që kur nuk i ka një subjekt ose koalicion numrat atëherë duhet që presidenti të mandatoj të dytin tash në procedura e shohim por me rëndësi është që të kaloj kriza dhe të zgjidhet kryetari i kuvendit”, ka thënë Kusari-Lilaj.

Insajderi në lidhje me këtë takim ka kontaktuar edhe zyrtarin për informim nga Lëvizja Vetëvendosje, Shkodran Hoti, por ai ka thënë se nuk ka informacione ende për këtë takim./Insajderi.com