Kusari-Lila: Do ta padis Qeverinë për aeroportin e Gjakovës

Kusari-Lila: Do ta padis Qeverinë për aeroportin e Gjakovës

Neglizhenca dhe mosfunksionalizmi që është duke iu bërë aeroportit të Gjakovës, kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se do ta padisë Qeverinë e Kosovës.

“E vetmja gjë e cila i mbetet Komunës së Gjakovës është të përgatis padi ndaj Qeverisë së Kosovës për neglizhencë ndaj aseteve të vendit”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Ajo është shprehur e pa kënaqur për mosfunksionalizmin e aeroportit të Gjakovës edhe pse asaj i është dhënë premtimi që ai të funksionalizohet brenda dy viteve.

Ajo ka akuzuar dy qeveritë e Kosovës – atë sa ishte kryeministër Hashim Thaçi, i cili e ka dhënë një premtim që do të funksionalizohet ky aeroport.

“Prej vitit 2014 kur është transferuar aeroporti dhe është regjistruar si Ndërmarrje Publike qendrore, në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Qeveria e Kosovës ka premtuar se ka plan për rikthimin në funksion të aeroportit. Asokohe Kryeministër, sot President, z. Thaçi pat deklaruar se edhe e dinë funksionin e ardhshëm që do ta ketë aeroporti i Gjakovës”, ka shkruar Kusari-Lila në llogarinë e saj në Facebook.

“Gjithashtu të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryeministri i aktual Isa Mustafa, mirëpo që edhe ai ka vazhduar rrugën e kryeministrit të atëhershëm”, ka shtuar ajo.

“Pas tij edhe Qeveria Mustafa të njëjtat premtime i bëri, emëroi Bordin, por jo edhe buxhetin dhe planin për funksionim të aeroportit”, ka shkruar Lila në Facebook./Insajderi.com