Kusari – Lila: Shtatorja e Fadil Hoxhës do të jetë atraksion në Gjakovë

Kusari – Lila: Shtatorja e Fadil Hoxhës do të jetë atraksion në Gjakovë

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, ka folur për konkursin e hapur për ndërtimin e shtatores së ish-liderit komunist, Fadil Hoxha, që u përcjell me akuza të shumta që kanë të bëjnë me rëndësinë që figura e Fadil Hoxhës kishte në Kosovë.

Kusari ka treguar se vendimi i vendosjes së shtatores së komunistit është marrë në mandatin e kaluar, kur Gjakova udhëheqjes nga Pal Lekaj, që tani po e kundërshton ndërtimin e përmendores.

Kryetarja e Gjakovës ka thënë se subjektet politike që tani kanë dalë kundër përmendores së ish-kryekomunistit, më parë e kishin nderuar Hoxhën si figurë të rëndësishme historike.

Ajo ka shtuar se në këshillin organizativ në varrimin e Hoxhës kishin marrë pjesë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Agim Ceku dhe shumë intelektualë. Kusari gjithashtu ka thënë se edhe vdekja e bashkëshortes së ish-liderit komunist është organizuar nën patronatin e ish-kryetarit Lekaj.

Madje, ajo ka thënë se kjo shtatore do të jetë atraksion në komunën e Gjakovës, sepse është pjesë e historisë së ndërtimit të kombit.

Kusari ka shprehur opinionin e saj personal për Fadil Hoxhën ajo ka thënë se po tentohet të krijohet konflikt mes personave që nuk janë në jetë dhe se ajo vlerëson Hoxhën, ashtu siç bënë edhe historia.

“Meritat e Hoxhës janë më të mëdha se ato çfarë fliten për të,” ka thënë Kusari në InfoBox.

Ndryshe, Fadil Hoxha derisa udhëhiqte komunistët në Kosovë thuhet të ketë urdhëruar vrasjen e heroit kombëtar Shaban Polluza, 72 vite më parë./Insajderi.com