“Kusari-Lila po harron se nuk është pjesë e AKR-së”

“Kusari-Lila po harron se nuk është pjesë e AKR-së”

Zyrtarja e AKR-së, Rejhan Vuniqi, i ka reaguar ashpër Mimoza Kusari-Lilës, pasi kjo dha një deklaratë ku mohonte një koalicion të arritur në mes të PAN-it dhe AKR-së.

Sekretarja organizative e AKR-së ia ka kujtuar Kusari-Lilës se nuk ka të drejtë të flasë në emër të partisë, pasi ajo nuk është më pjesë e AKR-së.

“Po harron znj. Kusari që më nuk është pjesë e AKR dhe AKR ka një zëdhënëse të veten dhe ne nuk kemi nevojë që dikush nga ndonjë parti tjetër të flasë ne emrin e partisë tonë. AKR qëndron prapa deklaratave të saj të dhëna ditëve të fundit, qoftë nëpërmjet presidentit të partisë apo edhe strukturave të veta”, ka shkruar  Vuniqi në Facebook.

Ndërkaq, të hënën mbrëma, themeluesja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila tha se lajmi rreth një marrëveshjeje ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR-së është i rremë.

Kusari në mars të 2016-së e kishte konfirmuar se nuk është më pjesë e Aleancës Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit.