Kusari-Lila: Parim Ollurin vetëm se e kanë forcuar ata mjeranë

17.08.2017 10:48
Kusari-Lila: Parim Ollurin vetëm se e kanë forcuar ata mjeranë

Kryetarja e “Aletrnativa”, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri, ajo e ka quajtuar synim ndaj fjalës së lirë.

“Parim Ollurin vetëm se e kanë forcuar ata mjeranë. Demokracia jeton dhe zhvillohet në frymën e fjalës së lirë”, ka shkruar Kusari-Lila në llogarinë e saj në Facebook.

“Shëndet dhe shumë suksese tjera në rrugën e rëndësishme që ke zgjedhur, ndërsa mjeranat në mjerim do mbesin”, ka përfunduar ajo.

Drejtori Ekzekutiv i Insajderit,Parim Olluri është sulmuar mbrëmë rreth orës 22:00, pranë banesës së tij, ai ka marr lëndime të lehta trupore. /Insajderi.com