Kusari-Lila paraqet planin për projektin publiko privat

Kusari-Lila paraqet planin për projektin publiko privat

Në ditën e parë të fushatës elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve në Gjakovë, kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka filluar fushatën me vizitën në tregun e lagjës Blloku i ri.

Kusari e bëri këtë vizitë sepse sipas saj, gjatë mandatit të saj katër vjeqar janë arritur shumë ndihma në shumë bujq.

“Vizitën në treg e zgjodha si aktivitetin tim të parë për fushatën e balotazhit, ngase jam e lumtur që gjatë mandatit katër vjeqar kemi arritur të ndihmojmë shumë bujq në mënyrë që të kemi sa më shumë prodhime vendore në tregjet e Komunës së Gjakovës”, ka thënë Kusari.

Po ashtu, Kusari tha se kanë hartuar një projekt të mirëfillët dhe modern për dhënje në partneritet publiko privat.

“Gjithashtu, në vendin që e vizitova sot, kemi hartuar një projekt të mirëfillët dhe modern për dhënje në partneritet publiko privat, proces ky që është në fazën e përgaditjes së ankandit publik, e që do jetë një mundësi shumë e mirë për hapsira të mjaftueshme për të gjithë shitësit e produketeve ushqimore”, tha Kusari.