Kusari-Lila gjen partnerët e koalicionit për balotazh

15.11.2017 14:17
Kusari-Lila gjen partnerët e koalicionit për balotazh

Alternativa e Mimoza Kusari-Lila, në Gjakovë, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK-në dhe Aleanca Kosova e Re, që në balotazhin e 19 nëntorit të kandidojnë së bashku.

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës bashkë me kryetarët e degëve të këtyre partive, kanë shprehur gadishmërin për të bashkëpunuar në katër vitet e ardhshme në bashkëqeverisje.

“Driton Çaushi, ka deklaruar se jemi para një date të rëndësishme të Komunës së Gjakovës, e cila ditë është një udhëkryq në mes të një qeverisje potenciale dhe një rreziku tjetër që duhet në çdo kusht të parandalohet. Kryetari I degës së LDK-së në Gjakovë, z. Luan Gola, tha se me bashkimin e këtyre subjekteve, qytetarëve të Komunës së Gjakovës ju ofrohet një qeverisje edhe më e mirë për katër vitet e ardhshme”, thuhet në komunikatë.

Kurse kryetari i Degës së AKR-së në Gjakovë, Edmond Dushi, ka vlerësuar se me Alternativën si subjekt liberal mund të kontribuojnë edhe ne realizimin e pikave programore të AKR-së.