Kurtz: Në Kosovë gratë paguhen që të mbulohen

19.09.2016 18:06

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurtz, i cili u nis për në Nju-Jork, në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shprehu shqetësim lidhur me radikalizimit islamik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kurtz: Në Kosovë gratë paguhen që të mbulohen

Pas nismës së tij në Misionin e Austrisë në KB sonte do të organizohet takim i ministrave të jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Kurtz deklaroi se nuk guxon të humbet perspektiva evropiane për vendet nga Ballkani Perëndimor në momentin kur vëmendja është e kahëzuar drejt Brekzitit dhe marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

Ai theksoi se posaçërisht autoritetet në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë duhet t’i kundërvihen radikalizimit islamik në rritje, “Sepse atje po përhapet ndikimi fetar-ideologjik, ndërsa gratë paguhen që në rrugë të ecin të mbuluara”.

Lidhur me projekt-konkludimet nga samiti i KB-së për krizën e refugjatëve, Kurtz konsideron se është pozitive ajo që tashmë është pranuar se problemi me migrantët dhe refugjatët është problem global. /Insajderi.com