Kurti tregon se në cilën pjesë të Kosovës funksionojnë agjentët rusë

Kurti tregon se në cilën pjesë të Kosovës funksionojnë agjentët rusë

Albin Kurti foli edhe për ndikimin rus. Në “Arena” me gazetarin Dritan Hila, deputeti i VV tha se ndikimi rus vjen më tepër nga Serbia. Ai tha se ky ndikim ndihet edhe në Kosova pasi agjentët rus janë edhe në veri të Kosovës.

Hila: Po ndikimin rus si e shikoni?

Kurti: Ai vjen mësë shumti përmes Serbisë, Republiëks Serbe në Bosnje, pa përjashtuar serbët në Mal të Zi dhe regjimin e Gruevskit në Maqedoni, i cili është në opozitë, por jo tamam. Vërehet edhe në Kosove. Agjentët rusë janë edhe në veri të Kosovës. Është mirë që nuk u realizua Zajednica. Meqe ajo do të kishte President, zv/President do të kishte flamurin dhe simbolet e veta dhe jam i bindur se ai presidenit i Zajednicës do të vendoset kontakte me Putin sic e ka Millo Radodik, lideri i serbëve të Bosnjës. Radodiku i ka marrëdhëniet me Putin edhe më të mira sesa Beogradi zyrtar. Pra po të lejonim instalimin e asocacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, mos harrojmë që në 1991 me 14 komuna me shumicë serbe ka nisur si i tillë asocacion me Bosnjen, ne sot do të kishim udhëheqjen e asaj Zajednice me lidhje të drejtpërdrejta me Putin edhe më të ngushta se vetë Beogradi.