Kurti tregon arsyen përse do ta nisë fushatën në Gjilan

Kurti tregon arsyen përse do ta nisë fushatën në Gjilan

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se fushatën elektorale do ta nisë në Gjilan, të mërkurën në orën 14:00.

Arsyeja se pse kanë vendosur ta nisin aty fushatën, sipas Kurtit, është se ai regjion është më i prekuri nga decentralizimi etnik.

“Gjilani e Anamorava janë prej regjioneve të prekura më së shumti nga decentralizimi etnik. Ndaj dhe fushata jonë elektorale do të nisë me tubimin e madh në Gjilan, të mërkurën në orën 14:00”, ka shkruar Kurti në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai në postim edhe ka akuzuar qeverinë e kaluar se gjatë katër viteve nuk e kanë pyetur popullin, por këtë e bëjnë vetëm në ditën e zgjedhjeve.

“Tash është momenti të punojmë për ndryshimin. Katër vjet këta nuk e pyesin popullin, e pyesin vetëm në një ditë, në ditën e zgjedhjeve. Le ta japim përgjigjen tonë atë ditë, që në 12 qershor të festojmë së bashku 12 vjetorin e VETËVENDOSJE!-s”, ka shkruar ai. /Insajderi.com