Kurti: Do t’ia kthejmë shkëlqimin Gjakovës

Kurti: Do t’ia kthejmë shkëlqimin Gjakovës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Gjakova ka qenë dikur model i përparimit “por sot është shndërruar në një qytet të lënë pas dore”.

“Sot ishim për vizitë në Gjakovë, qytetin që dikur njihej për zhvillimin industrial i cili solli edhe avancim kulturor e arsimor të lavdërueshëm. Politikat e privatizimit të egër e të korruptuar i kanë shkatërruar fabrikat dhe industrinë e Gjakovës, dhe sot rinia sheh të largohet prej atij qyteti, për arsye të papunësisë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Por, sipas tij, LVV ka projektet për rivitalizmin e industrisë në këtë komunë.

“Por ne i kemi projektet pë rivitalizimin e industrisë dhe modernizimin e rihapjen e fabrikave. Me ne Gjakovës e krejt Kosovës do t’i rikthehet shkëlqimi”, ka thënë Kurti./Insajderi.com