Pretendenti për kryeministër vendi, nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e sotme që ndodhën gjatë Seancës Konstituive.
Në llogarinë e tij në Facebook, me vendimin e sotëm, në Seancë, ku PAN më nuk pranoi të kthehej në Kuvend, Kurti thotë se po vërtetohet që ata e duan pushtetin veçse për vete, transmeton Klan Kosova.
Për më shumë ja statusi i tij i plotë:
”Mësuam atë që e kemi ditur. E duan pushtetin veçse për vete, e duan veten veçse në pushtet, aq të painteresuar saqë edhe të paaftë, të mendojnë për shtetin e të gjithëve. Ne jemi këtu dhe gjithnjë, sepse e duam Republikën parlamentare, që e do një kryetar kuvendi përbashkues”.
Mësuam atë që e kemi ditur. E duan pushtetin veçse për vete, e duan veten veçse në pushtet, aq të painteresuar saqë edhe…
Posted by Albin Kurti on Thursday, 3 August 2017