Kurti thotë se ka vetëm një përparësi ndaj kundërkandidatëve, por ajo mjafton

Kurti thotë se ka vetëm një përparësi ndaj kundërkandidatëve, por ajo mjafton

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, thotë se ai dallon nga dy kandidatët tjerë për kryeministër, sepse i takon një koncepti që nuk është provuar asnjëherë në qeverisje.

Në Rubikon të KTV-së, Kurti ka thënë se Vetëvendosja e dallon nga kandidatët tjerë sepse është koncept konsistent dhe sa herë është provuar deri tani, në kryeqytet, ka dëshmuar se është koncept i duhur.

“Më së shumti më dallon Vetëvendosje, që do të thotë i përkas një koncepti që është konsistent. Ka themel kuptimor shumë të fuqishëm. VV nuk është provuar asnjëherë në qeverisje. Ku jemi provuar është mirë”, ka thënë ai.